Breshia bën njoftim zyrtar për Emanuele Ndojin!
Breshia ka zyrtarizuar rikthimin e Emanuele Ndojit në skuadër pas përfundimit të huazimit te skuadra e Kosencës.
Klubi italian i mbyll kështu derën një transferimi të mundshëm të 25-vjeçarit te Tirana, me klubin kryeqytetas që kishte shfaqur interes për mesfushorin.
Breshia e ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Instagram” ku i uron fat Ndojit në këtë rikthim.