Juventusi prej kohësh ka qenë në kërkim të një alternative për Dushan Vlahoviç me sulmuesin serb i cili momentalisht është zgjidhja e vetme në majën e sulmit me karakteristikat që kërkon trajneri Masimiliano Alegri.
Bardhezinjtë duket se tashme i kanë ndalur kërkimet dhe kanë nisur negociatat për transferimin e sulmuesit të Bolonjës, Marko Arnautoviç.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, 33-vjeçari e ka pranuar propozimin e Juventusit për një transferim në Torino, me bardhezinjtë që janë në negociata me Bolonjën për gjetjen e akordit final.
Karakteristikat e serbit kanë bindur Alegrin të besojë tek ai si alternativa e Dushan Vlahoviç gjatë sezonit të ardhshëm ku Juventusi do të aspirojë të kthehet në garën për titull.