KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë Jan Vondra, i cili me klubin tonë ka nënshkruar marrëveshje me kohëzgjatje prej dy vjet.
26 vjeçari Jan Vondra luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. Vondra vjen nga Çekia ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bohemians 1905 nga Praga.
“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës.
Mendoj se në skuadrën kuqezi kam ardhur pikërisht në momentin e duhur, përpara ndeshjeve në kompeticionet evropiane.
Shpresoj se që nga ndeshjet në Ligën e Konferencës do ta arsyetoj angazhimin tim në Shkëndijë, por normalisht se koncentrimi do të jetë edhe në sezonin e ri garues ku besoj se me Shkëndijën do të atakojmë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut. Me aq sa mësova këto ditë,
Shkëndija ka një skuadër mjaft cilësore me shumë potencial dhe jam i bindur se së bashku do të shënojmë rezultate pozitive si në garat evropiane poashtu edhe në kampionatin vendor”, deklaroi Vondra menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.
Jan Vondrës i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!