KF Shkëndija njofton se ka angazhuar përforcimin e radhës në repartin ofensiv. Bëhet fjalë për brazilianin 26 vjeçar Vagner Gonçalves, i cili ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me klubin tonë.
Vagner Gonçalves së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Dnipros nga Ukraina, ndërsa prej muajit mars deri në muajin qershor të këtij viti në formë huazimi ka luajtur për ekipin e Dila Gori nga Gjeorgjia.
“Jam i emocionuar që gjendem në Tetovë dhe që do të luaj për Shkëndijën. Ashtu siç e kam dëgjuar, Shkëndija ka krijuar një skuadër mjaft kualitative dhe mua më vjen mirë që do të jem pjesë e kësaj skuadre. Shkëndija ka shumë lojtarë cilësorë dhe luan futboll të shpejtë, dhe mendoj se pikërisht kjo është që mua më shumë më përgjigjet si pjesë e repartit sulmues.
Jam lojtar që gjithmonë e jep maksimumin nga vetja dhe besoj se me ndihmën e bashkëlojtarëve do të arrijmë suksese me të cilat edhe tifozët do të jenë të kënaqur”, deklaroi Vagner Gonçalves.
Vagner Gonçalves-it i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!