Pas raportimeve të kësaj të shtune se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, kanë shpërthyer edhe reagimet e para.
Më të fortin, që “shigjeton” drejtpërdrejt “yllin” portugez, e bën ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher:
“Ai bëri pikërisht atë që mendoja se do të bënte, të shënonte gola, por duke e përkeqësuar skuadrën.
Kërkesa për t’u larguar e hedh poshtë pretendimin e tij se e refuzoi Manchester City-n për shkak të dashurisë së tij për Manchester United”.