Francezi Ousmane Dembele duket së do të vazhdojë karrierën në Barcelonë.
Mediet spanjolle të dielën raportojnë se Dembele nuk ka qenë kurrë më afër vazhdimit të kontratës së re me ‘Blaugranat’.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dje e konfirmoi marrëveshja është afër dhe do të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
Kontrata e reprezentuesit francez me Barcelonën, ka skaduar më 1 korrik, por siç raportohet, Dembele dhe skuadra katalonase shumë shpejtë do të rinovojnë kontratën e re.
Ndryshe, Dembele kërkohet nga disa klube të njohura evropiane përfshirë edhe PSG-n.