PSG është shumë afër Milan Skriniar. Klubi parizien, sipas gazetës spanjolle “As”, i ka ofruar Interit si homolog ish-mbrojtësin gjerman të Schalke 04, Thilo Kehrer, në negociata.
Lojtari i datëlindjes 1996 nga Tübingen nuk përfshihet më në planet e kampionëve francezë. Megjithatë, CEO i zikaltërve, Giuseppe Marotta, ia ktheu ofertën dërguesit, duke qëndruar i vendosur në bindjen e mbylljes së marrëveshjes tërësisht me para.
Pas kësaj, PSG e ka rritur ofertën për sllovakun në 70 milionë euro. Nga ana tjetër, tashmë është arritur një marrëveshje me mbrojtësin e kombëtares sllovake.
Kontrata është 4-vjeçare, për 7.5 milionë euro në sezon, e cila do të bëhet 8 milionë me bonuse lehtësisht të arritshme. Kjo shumë shkon edhe 9 milionë euro, në rast të arritjes së eventualiteteve të mëtejshme.