Sulmuesi i Manchester United filloi të takohej me ish-punonjësen e “Gucci” gjatë periudhës së tij me Real Madridin. Por vizita e parë tek i dashuri i saj i ri e kishte futur në panik Georgina, pasi ajo nuk mundi të gjente se ku të shkonte.
Dhe iu deshën gjashtë muaj që ajo më në fund të merrej me vilën e portugezit. Duke folur në dokumentarin e saj të Netflix, “I Am Georgina”, ajo tha: “Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos do të humbisja aty brenda.
Doja të shkoja në kuzhinë për të marrë ujë dhe nuk e dija se ku ishte.
Ndonjëherë më merrte gjysmë ore kohë për të arritur në dhomën e ndenjes, sepse nuk e dija rrugën e kthimit. Ishte kaq e madhe.
Që kur isha fëmijë, isha mësuar të jetoja në apartamente vërtet të vogla. Kur kam ardhur këtu, nuk e kisha idenë, nuk e dija. Mendoj se pas gjysmë viti në shtëpi me Cristianon kam qenë në gjendje të di se ku ishte gjithçka dhe të vendosja rregull”.
Dokumentari shikon në prapaskenë jetën e Georgina me Ronaldon, që ajo pretendon se është si e çdo familje tjetër. Një “pasqyrë” e mëtejshme në shtëpinë e tyre dëshmon se nuk është asgjë tjetër, veçse normale. Shfaqja zbuloi se si ajo rimodeloi një nga pronat në Madrid me ndihmën e një stilisti të brendshëm.
Georgina shtoi: “Nga momenti që u bëra nënë duhet të mendoj si fëmijë kur zgjedh diçka. Ne kishim shumë mobilje të mëdha të qepura, që nuk i përdornim dhe nuk mund t’i vendosnim në shtëpinë më të vogël. Ngjyra e çdo elementi është shumë e rëndësishme”.
Ronaldo po ndërton një rezidencë të re në një ngastër të madhe toke në “Quinta da Marinha”, në të ashtuquajturën Riviera Portugeze, gjysmë ore nga Aeroporti i Lisbonës dhe dhjetë minuta nga qendra e qytetit bregdetar të Cascais.
Shtypi portugez ka pohuar se 37-vjeçari po planifikon ta përdorë atë si një shtëpi familjare, megjithëse perandoria e tij e pronave prej 43 milion £ përfshin dy apartamente luksoze në Lisbonë, duke përfshirë një apartament nën çati prej 6.5 milion £ dhe një bllok apartamentesh shtatëkatëshe me pamje nga Oqeani Atlantik në Madeira, kryeqyteti i Funchal, ku jetojnë nëna dhe vëllai i tij.
Ronaldo dhe Georgina janë bashkë prej më shumë se pesë vitesh. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” këmbënguli se si çift janë të lumtur dhe me siguri do të martohen një ditë. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt.