Bayern Munich mund të mbetet pa një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.
Sipas “The Sun” Manchester United dhe Manchester City po ‘luftojnë’ për transferimin e Serge Gnabry të ‘bavarezëve’.
Kontrata e Gnabryt me kampionët e Gjermanisë përfundon verën e ardhshme, por duket së ‘divorci’ mes lojtarit dhe skuadrës nga ‘Alianz Arena’, do të ndodh gjatë kësaj verë.
‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Qytetarët’ po bëjnë garë të nxehtë për Gnabry-n, kartoni i të cilit sipas Transfermarkt vlen 65 milionë euro.