Mbrojtësi i Chelseas pranë Barcelonës

Futboll

Mbrojtësi i Chelseas pranë Barcelonës

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 15:07
Marcos Alonso

Klubi spanjoll, Barcelona raportohet së është afër transferimit të mbrojtësit të Chelseas, Marcos Alonso.

“Sport” shkruan së katalonasit janë duke kompletuar transferimin e Marcos Alonso nga ‘blutë’ e Londrës.

Mbrojtësi i majtë thuhet së do të zbresë në ‘Camp Nou’ për çmimin 10 milionë euro, derisa ai do të ‘luftojë’ me Jordi Alban për një vend titullari në skuadrën e Xavi Hernandez.

Kontrata e spanjollit me Chelsea skadon në verën që vjen, por duket së lojtari është çështje kohë kur të zyrtarizohet tek Barcelona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat