Futbollisti i Chelseas, Jorginho dëshiron të rikthehet në Serie A.
“Calciomercato” raporton se Jorginho i është ofruar gjigantit italian, Juventus.
Jorginho është pjesë e Chelseas nga viti 2018, dhe është një nga lojtarët kryesor tek ‘Blutë’ e Londrës.
Megjithatë, siç raportohet, italiani dëshiron të rikthehet në Itali, ku preferenca e tij thuhet së është ‘Zonja e Vjetër’.
Sipas Transfermarkt vlera e tij kap shifrën 40 milionë euro.