FC Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2022/23.
Si gjithmonë, fanellat e reja vendase dominohen nga ngjyra portokalli, me disa nuanca të zeza.
Kujtojmë se Ballkani në edicionin e fundit u shpall kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
Skuadra nga Suhareka këtë vit për herë të parë do të marrë pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Të udhëhequrit e Ilir Dajës do të përballen me skuadrën nga Lituania, Zalgiris, në raundin e parë kualifikues.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 5 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”.