Dita e enjte është e rezervuar për klubet shqiptare të cilat do të paraqiten në garat evropiane.
Sport Club “Gjilani” në kuadër të Ligës së Konferencës do të përballen me skuadrën nga Letonia, Liepaja.
Tashmë “kuqebardhët” bëjnë thirrje që të përkrahet klubi në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Nga Ohri në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. Enea, Dabi dhe Cale kanë një mesazh për ju. 7 Korrik është data”, shkruan faqja zyrtare e klubit.