FC Hoti me futbollistë nga Kosova ka triumfuar në turneun bamirës “Shpresa për Jetimët”!
FC Hoti me futbollistë nga Kosova ka triumfuar në turneun bamirës “Shpresa për Jetimët” që sot u mbajt në Ingolstadt të Gjermanisë, e të cilin nga afër e ndjeku edhe kreu i FFK-së.
Në finale, FC Hoti shënoi fitore ndaj Lackirenzentrum, me rezultat 3:0.
Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky turne do t’i dedikohen shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkani".