Memphis Depay pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që ai thuhet se nuk është në planet e klubit dhe trajnerit, Xavi.
Reprezentuesi holandez u transferua në “Camp Nou” si futbollist i lirë nga Lyoni në verën e kaluar, teksa shënoi 13 gola dhe dy asistime në 38 paraqitje në të gjitha garat.
Megjithatë, Depay nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Xavit, pas transferimit të Aubameyangut e Torresit. Ai gjithashtu vuajti nga lëndimet e shpeshta.
“Marca” ka raportuar se 28-vjeçari është informuar se ai nuk është pjesë e planeve të Xavit për sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari nënshkroi vetëm kontratë dy-vjeçare me Barcelonën, që do të thotë se katalunasit mund ta humbin sulmuesin me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Barça nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe sipas gazetës spanjolle, klubi synon të fitojë 25 milionë euro nga shitja e ish-sulmuesit të Manchester Unitedit e PSV Eindhovenit.