Një lëvizje e mirë e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës nga Gjibraltari, Linkolon Imps, kanë caktuar çmimin e biletave për të tre tribunat të kushtojë vetëm 100 denarë.
Ndërkohë më e shtrenjtë është natyrisht bileta VIP, e cila kushton sërisht vetëm 600 denarë.
Kjo sipas drejtuesve të klubit nga Çairi, ka për qëllim që sa më shumë spektatorë të jenë në tribunat e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, gjatë ditës së martë, në orën 20.45.
Biletat mund të blihen nga dita e nesërme në lokalet në afërsi të sheshit “Skendebeu”, ndërsa të martën mund të blihen edhe në pikat e shitjes në stadiumin “Todor Proeski”.