Vazhdojnë rinovimet e kontratave të lojtarëve me Real Madrid.
Fillimisht ishte Modric, pastaj Vinicius Jr, më vonë Rodrygo dhe tani i fundit është Eder Militao.
Qendërmbrojtësi dhe drejtuesit e Real Madrid kanë rënë dakord për të përmirësuar dhe zgjatur marrëveshjen e tyre deri në vitin 2028.
Siç ka ndodhur me rinovimet e mëparshme, klauzola e lojtarit do të vendoset në 1 bilion euro.
Performanca e tij ka qenë mbresëlënëse dhe kështu klubi spanjoll dëshiron ta blindojë mbrojtësin brazilian.