Një italian, kandidat për të drejtuar Egjiptin

Futboll

Një italian, kandidat për të drejtuar Egjiptin

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:59
Eusebio Di Francesco

Eusebio Di Francesco mund të riniset në krye të një kombëtareje.

Sipas “Corriere dello Sport”, Egjipti ka një interes të madh për trajnerin nga Abruzzo. Përfaqësuesja afrikane është në kërkim të një trajneri të ri pas zhgënjimit që pësoi në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe mungesës së kualifikimit për Botërorin “Katar 2022”.

Dorëheqja e Carlos Manuel Queiroz e detyron Federatën Egjiptiane të Futbollit të kërkojë një emër të ri për stolin dhe Di Francesco është kandidati kryesor për këtë rol.

Trajneri italian është ende nën kontratë me Veronën dhe nuk duket shumë i bindur për të nisur një përvojë të tillë. Ai preferon të qëndrojë si trajner në Serinë A, edhe nëse përvojat e tij të fundit në krye të klubeve në ligën italiane nuk kanë shkuar siç duhet.

Nga marsi 2019 deri në shtator 2021, Di Francesco u shkarkua katër herë: nga Roma, Sampdoria, Cagliari dhe Verona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat