Mesfushori i Realit të Madridit, Isco, ka zgjedhur që të largohet nga madrilenët këtë verë për të gjetur një skuadër ku mund të luajë më shumë minuta.
Një nga klubet e para që i bëri ofertë spanjollit ishte Roma, me Zhoze Murinjon që e shikon atë si zëvendësuesin e duhur të Zaniolos.
Gjithsesi Isko nuk ka preferuar që të transferohet në kryeqytetin italian, pasi objektivi i tij është të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe Roma nuk ja mundëson këtë.
Kjo ishte e njëjta arsye pse 30-vjeçari refuzoi të transferohej dhe te Real Betis në fillim të sezonit, pas ofertës të bërë nga klubi andaluzian.