Voska Sport me Berat Imerin si trajner startoi me përgatitjet për sezonin e ri

Futboll

Voska Sport me Berat Imerin si trajner startoi me përgatitjet për sezonin e ri

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:52
Voska Sport me Berat Imerin si trajner startoi me përgatitjet

Voska Sport e sezonit të ri nisi sot me punë. Lojtarët nën kontratë, të rinjtë e afruar në merkato dhe lojtarët e spikatur nga ekipi i dytë, ishin sot në fushë, nën urdhërat e trajnerit Berat Imeri, njofton “infOSport.mk”.

Prezent në grumbullimin e parë ishte edhe presidenti Nefi Useini, i cili trajnerit të ri, Berat Imeri, së bashku me asistentët e tij, Besmir Osmani dhe Marino Markoski, u uroi sukses në sezonin e ri, në të cilin skuadra e Voska Sport sërish do të kërkoj ngjitjen në Ligën e Parë.

Skuadra shqiptare nga Ohri nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në elitën e futbollit vendor për këtë edicion, teksa u largua trajneri Rade Cicimiloviq, për ti hapur rrugë strategut tetovar, Berat Imeri.
Me afrimet e reja në merkato, Voska Sport do të stërvitet në Ohër pranë liqenit, aty ku ka paraparë të zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Te Voska Sport kanë qenë në lëvizje sa i takon merkatos, teksa janë afruar emra si  Valon Neziri, Almir Rexhepi, Arlind Aliti, Ylber Beqiri, Ajradin Cuculi, Albin Ramadani dhe Ensar Luma.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat