Francisco Alarcon “Isco” e ka refuzuar një ofertë nga Roma.
Lojtari tanimë është pa kontratë, pasi i përfundoi bashkëpunimi me Real Madridin në këtë verë.
Gjithsesi, spanjolli është selektiv sa i përket skuadrës së re duke i peshuar mirë ofertat që vijnë në drejtim të tij.
Ish-kampionët e Italisë nuk po shihen si destinacion i mirë në sytë e lojtarit i cili po pret oferta nga skuadra të tjera.
Milani shfaqi interes për mesfushorin në fillim të merkatos, por duket se u zmbrapsën kohëve të fundit.