Nënkampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, do të ballafaqohet me ekipin finlandez Inter Turku.
Ballafaqimi do të zhvillohet nesër në orën 17.00 në stadiumin “Veritas” në Turku.
Pritet edhe shumë bashkatdhetarë ta përkrahin Dritën e trajnerit Ardian Nuhiut.
Futbollistët e Dritës janë në formë të mirë dhe kërkojnë rezultat pozitiv në takimin e parë të rrethit të parë të Conference League.