Skuadrat e Kosovës kanë filluar fazën përgatitore para edicionit të ri 2022/23.
Trepça ‘89 e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, ka aranzhuar miqësore me Prishtinën,
Kjo ndeshje kontrolluese do të zhvillohet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Riza Lushta”.
"Minatorët ditën e nesërme do të zhvillojnë ndeshjën e parë miqësore ndaj FC Prishtinës përgjatë këtyre pregaditjeve për fillimin e sezonit të ri 2022/23 i cili na pret në Superligën e Kosovës", njofton FC Trepça '89.