Publikohen formacionet zyrtare të Ballkanit e Zalgiris, Daja me disa ndryshime

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Ballkanit e Zalgiris, Daja me disa ndryshime

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, skuadra e cila që do ta përfaqësojë vendin tonë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve

Skuadra nga Suhareka do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë ndaj kampionit të Lituanisë, Zalgirisit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:00.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për media u shpreh se e ka përgatitur skuadrën në mënyrën më të mirë të mundshme për të marr një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, por e vlerësoi lartë nivelin e skuadrës rivale duke thënë se ata kanë shumë përvojë në garat evropiane dhe janë shumë të suksesshëm në kampionatin vendor të tyre.

Ndërkaq, sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato i gjeni më poshtë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat