Chelsea është duke e shikuar mundësinë për ta transferuar mbrojtësin e Bayern Munich, Benjamin Pavard.
Thomas Tuchel është fans i madh i lojtarit dhe do të tentojë që sa më shpejt ta sjellë në skuadër.
Pritet të shihet nëse kjo gjë do të ndodhë shpejt.
Sipas Mirror, kjo marrëveshje varet edhe nga fakti se a do të arrijnë “Blutë” ta transferojnë Matthijs de Ligt.
Pavard është një nga lojtarët më të dalluar te skuadra e Bayernit, falë paraqitjeve të mira që pati në sezonet e kaluara.