Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, debuton me barazim në garat kualifikuese të Champions League.
Ballkani ka barazuar me rezultat 1:1 me ekipin lituan Zhalgiris, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë kualifikues.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë të bukur sportive, therandasit u përpoqën maksimalisht por nuk arritën fitore.
Futbollisti Nazmi Gripshi në minutën e 15-të, me një goditje nga rreth 18-19 metra befasoi portierin Gertmonas, duke u futur topin në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Pas 10 minutave (25’), zvicerani Oliver Buff barazon rezultatin (1:1).
Therandasit me gjithë lojën e mirë nuk arritën fitore në debutim.
Ballkani e pret punë e vështirë në takimin e kthimit me 12 korrik në Lituani.