Sulmuesi me origjinë shqiptare, Matteo Ahmetaj do të ketë mundësinë të bindë trajnerin e Barit, Michele Mignani.
Ky i fundit ka vendosur të grumbullojë 20-vjeçar në fazën përgatitore të verës, për të parë nga afër nëse mund t’i besojë një vend në organikë sezonin e ardhshëm, me skuadrën që do të garojë në Serinë B.
Sulmuesi Ahmetaj, që mban shtetësinë e Malit të Zi dhe të Kosovës, ka qen pjesë e të rinjve të Barit dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Vastogirardi në Serinë D italiane, ku shënoi tre gola, para se të dëmtohej e të mbetej për shumë muaj jashtë fushave.
Matteo Ahmetaj luan si sulmues qendre, pro edhe në krahun e majtë, teksa është bërë pjesë e Barit që në verën e 2020-ës dhe do të provojë të bindë trajnerin për të luajtur në Serinë B sezonin e ardhshëm.