Teuta ka ndërprerë bashkëpunimet me 3 lojtarë: Jahmir Hykën, Asion Dajën dhe REuben Acquah. “KF Teuta komunikon mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Asion Daja, Jahmir Hyka, dhe Reuben Acquah.
Klubi i falënderon te tre futbollistët për angazhimin dhe kontributin e dhënë me fanellën ‘blu’, duke u dëshiruar shumë fat dhe sukses në karrierën sportive”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Superiores.
Mesfushori afrikan u transferua te Teuta verën e kaluar, ish-lojtari i kombëtares, Hyka, në merkaton e janarit, ndërkohë që Asion Daja mbylli sezonin e dytë në Durrës, duke fituar titullin dhe Superkupën me Teutën.
Sa i përket afrimeve, klubi bregdetar deri tani ka kryer vetëm një përforcim, duke firmosur me Uheid Hoxhën, mesfushorin ofensiv nga Shkodra.