Paris Sen Zhermeni ariti që të bind Kilian Mbape që të qëndrojë te klubi parisien edhe për disa sezone.
Megjithatë, për të realizuar dëshirën e tij, PSZH duhej të pranonte kushte astronomike financiare.
Sipas shkrimeve të të përditshmes gjermane “Bild”, të ardhurat javore të sulmuesit kapin shifrën marramendëse prej 1.6 milionë euro!
Paga vjetore e francezit është edhe më e pabesueshme.
Për çdo sezon, ai do të jetë më i pasur për 86 milionë euro.
I dyti në listën e yjeve më të paguar te klubi francez është Lionel Messi, i cili arkëton 1.1 milionë euro në javë. Më pas është Nejmari, i cili merr pak më shumë se 700 mijë euro në javë.