Mbrojtësi i Barcelonës, Oscar Mingueza, kërkohet nga Girona dhe Monza, sipas “Marca”-s, përcjell Zeri.info.
Xavi është i etur për të shkarkuar 23-vjeçarin dhe Girona dëshiron t'i japë atij mundësinë për të qëndruar në Spanjë, por nuk do të paguajë çmimin e tij prej 10 milionë eurosh.
Klubi Italian Monza tani është gati të fitojë garën për Mingueza, i cili luajti vetëm 19 ndeshje në La Liga për Barçën në sezonin 2021-2022.