Skuadra e Partizanit të Tiranës ka mbërritur në Gjerogji për ndeshje e parë me Sabutarlon në raundin e parë kualifikues të Conference League.
Të kuqtë janë nisur nga aeroporti i Rinasit paraditen e kësaj të mërkure, për të mbërritur në Tbilisi afër mesditës.
Delegacioni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë është akomoduar në hotelin “Radisson Blu Iveria” në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në “Tengiz Burjanadze Stadium” të Gorit, në orën 18:00, këtë të enjte.
Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas, në “Air Albania”.