Kosova e humbi së fundmi mbrojtësin kualitativ Edvin Kurtulus, i cili e pranoi ftesën e Kombëtares së Suedisë, duke hequr dorë përfundimisht nga Kosova, ani pse e kishte marrë ftesën nga selektori Alain Giresse për ndeshjet e qershorit.
E tash, “Dardanët” po rrezikojnë ta humbasin edhe vëllain e tij.
Mediat suedeze raportojnë se vëllai i Edvin Kurtulusit, Bleoni është ftuar në një kamp që e ka organizuar Federata e Futbollit të Suedisë.
Kurtulus junior është pjesë e Halmastadit, ndërsa do të jetë pjesë e 132 talenteve që do të marrin pjesë në kamp.
Pra, pas Edvin Kurtulusit, Suedia mund ta marrë edhe vëllain e tij.