Qindra bashkatdhetar tanë mbështesin Dritën e Gjilanit në stadiumin në Turku të Finlandës.
Fotografitë na i dërgoi ish hendbollisti i mirënjohur Shaqir Kërtoku, ku edhe është i pranishëm në këtë sfidë.
Ai tha se është një ndeshje e mirë në 45 minutat e parë.

“Atmosfera është shumë e mirë”, tha Kërtoku për gazetën “Bota sot”.

Pjesa e parë mes Inter Turkut dhe Dritës, përfundoi me rezultat 0:0 në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të parë kualifikuese për Conference League.
Pritet lojë edhe më e mirë në 45 minutat e dytë.