Axel Witsel është futbollisti më i ri i Atletico Madridit.
Klubi spanjoll ka njoftuar këtë të mërkurë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin belg.
Witsel me klubin nga kryeqyteti spanjoll ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
33-vjeçari te Atletico Madridi ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Borussia Dortmundin skadoi më 30 qershor.
Belgu karrierën e ka filluar te Standard Liege, teksa ka luajtur edhe për skuadrat si Benfica, Zenit St. Petersburg e Tianjin Tianhai.