Skuadrat e Superligës po vazhdojnë përgatitjet para edicionit të ri 2022/23.
Sot është zhvilluar ndeshje miqësore ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Prishtinës.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë ka përfunduar me rezultat tē barabartë 1-1.
Golin e vetëm për Prishtinën e realizoi transferimi i ri, Kreshnik Uka.
Në anën tjetër për ’89-shin shënoi Rilind Namani.