Tirana ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve pasi është mposhtur nga Dudelange, skuadër nga Luksemburgu.
Skuadra shqiptare pësoi disfatë me rezultat minimal 1-0 dhe golin e vetëm për mysafirët e realizoi Hassan në minutën e 71\.
Të dy skuadrat e përfunduan ndeshje me nga një lojtar më pak në fushë pasi nga radhët e vendasve u përjashtua Kirch në minutën e 54’, kurse nga radhët e Tiranës me karton të kuq u ndëshkua Limaj në minutën e 68’.
Ndeshje kthyese zhvillohet në Shqipëri pas një jave.