Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është pranë hedhjes së hapit më të madh në karrierën e tij.
Anësori shqiptar u transferua në janar në radhët e Lille-s për 7 milionë euro, ku po lë një ndikim pozitiv me aftësitë e tij në fushë.
Futbollisti 23-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha të Anglisë.
Arteta është bindur dhe e do Zhegrovën në urdhërat e tij. Gazetari Arlind Sadiku bën me dije se Arsenali ka dorëzuar një ofertë zyrtare në tryezën Lille-s dhe tashmë vendimi i përket pikërisht klubit francez dhe vetë lojtarit.