Portieri që ka kaluar nëpër disa prej skuadrave të mëdha evropiane, Pepe Reina, pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin spanjoll, La Liga.
Largimi i tij nga skuadra italiane Lazio tashmë duket i sigurt dhe skuadra spanjolle, Villarreal, është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e tij.
Sipas Romanos, Pepe Reina, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Villarrealin, skuadër për të cilën kishte luajtur në sezonet 2002/05. Rikthimi i tij do të përfundojë shumë shpejt pas largimit nga Lazio si lojtar i lirë.
Në karrierën e tij, Reina ka luajtur për skuadra të mëdha si: Barcelona, Liverpooli, Bayerni, Milani, Napoli dhe Lazio.