Rudolf Joseph Krol veshi për katër sezone radhazi fanellën e Napolit në vitet ’80 (1980-1984). Ish-anësori i majtë holandez u shpall dy herë nënkampion bote me kombëtaren tulipanë (1974, 1978), duke iu afruar shumë fitimit të Kupës së Botës.
Verën që u largua nga Napoli aty zbarkoi Diego Maradona, i cili shkroi historinë më të bukur të klubit italian. Në një prononcim për 1 Football Club, Krol deklaroi se kampionati italian është i barabartë me Bundesligën gjermane.
“Në vitet ’80 Italia u mbush me futbollistët më të fortë. Që prej momentit që Messi zgjodhi të luante në Spanjë, diçka ndryshoi. Në atë moment u bë e qartë se nga ana ekonomike, Italia nuk ishte më në vendin e parë.
Aktualisht kampionati më i mirë është Premier League, kryeson mbi të tjerët. Pastaj vjen La Liga, ndërsa në vend të tretë vendos Serie A dhe Bundesligën, janë në të njëjtin nivel”, deklaroi Krol.