Ka marrë fund pas 14 vitesh aventura e Steve Mandanda me Marseille. 37-vjeçari zbarkoi në “Velodrome” në vitin 2007, teksa sezonin 2016/2017 e kaloi i huazuar te Crystal Palace në Premier League.
Portieri fitoi titullin kampion në Francë në vitin 2010, ndërkohë që me kombëtaren u ngjit në majën e botës në Botërorin Rusi 2018. Mandanda kishte dhe një vit kontratë, por me konsensus ka ndërprerë bashkëpunimin me Marseille.
613 herë e mbrojti ai portën e Marseille. “Gardiani” nuk do largohet nga Ligue 1, pasi ka zgjedhur të vijojë karrierën te Rennes, ekip që siguroi një biletë në grupet e Europa League.
Steve ka lindur në Zaire dhe është me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos. Ai ka tre vëllezër më të vegjël, dhe të tre janë portierë profesionistë.