Futbollistët e GFK Ohrit tri ditë më parë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë.
Skuadra ka ruajtur skeletin e vet nga sezoni i kaluar dhe shpresojnë të sjellin disa prurje këtë verë.
“Stërvitje të kombinuara dhe intensive zhvillohen çdo ditë në fushë dhe në palestrën e fitnesit. Në periudhën përgatitore para fillimit zyrtar janë planifikuar disa ndeshje miqësore”, bëjnë të ditur nga klubi.
Tre emra të rinj buzë liqenit janë: Mirlind Dauti, Darko Razmoski dhe Hadis Tairi. Klubi falënderoi Igor Kleçakaroskin, Sashe Shoposkin, Marko Stojçeskin dhe Romeo Koçoskin.