Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Rajo Vajekanos.
30-vjeçari ka hedhur firmën në kontratën e re, e cila do ta mbajë mbrojtësin kuqezi të lidhur me klubin deri në vitin 2025.
Ka qenë vetë Balliu i cili e ka bërë publik lajmin për ndjekësit e tij në “Instagram” ku ka shprehur lumturinë për këtë rinovim me klubin e La Ligas.
I lumtur, i kënaqur dhe krenar që bëjë pjesë në këtë familje. Do të vazhdojmë të kënaqim tifozët e kësaj skuadre.”, ka shkruar Balliu.