Milani ka zyrtarizuar blerjen përfundimtare të Zhunior Mesias nga skuadra e Krotones.
31-vjeçari ishte i huazuar në sezonin e shkuar te kuqezinjtë me marrëveshjen mes dy klubeve që përfundoi disa ditë më parë.
Paraqitjet pozitive gjatë sezonit të shkuar bënë drejtuesit të negocionin blerjen e tij përfundimtare, e cila u finalizua ditën e sotme.
Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e Serisë A, e cila e ka zyrtarizuar këtë marrëveshje me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në web.