Skuadra e Llapit të Podujevës, sonte (20.30) në Podgoricë do të përballet me Buduçnostin, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League në futboll.
“Llapi, fituesi i Kupës së Kosovës, skuadra e renditur në vend të katërt në Kampionatin e Kosovës në sezonin e kaluar, skuadra me të cilën luan ish-sulmuesi i Kom-it dhe Petrovacit, Igor Vukçeviq, djali i ish-futbollistit dhe trajnerit të Buduçnostit, Nenad, është një rival i skuadrës tonë”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.
“Llapi po luan ndeshjen e tretë evropiane në histori, sezonin e kaluar u eliminua nga Shkupi dhe përvoja evropiane duhet të jetë avantazh për Buduçnostin”, shkruan mes të tjera.
Ndeshjes mes Buduçnostit dhe Llapit, pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.