Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala sipas medieve italiane, ka pranuar ofertën e klubit italian, Inter.
Dybala, i cili ishte lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi, është bërë më klub të ri.
Reprezentuesi argjentinas kërkohej nga disa klube të njohura evropiane, por lojtari zgjodhi zikaltërit e Italisë.
“Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit. 5 milionë euro page plus bonuse nëse luan të paktën 50% të ndeshjeve”, shkruajnë mediet italiane.