Shkëndija e Hajvalisë është përforcuar me futbollistin Salih Kosumi.
Drejtuesit e Shkëndijes thonë se kanë arritur një përforcim të mirë.
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me futbollistin Salih Kosumi i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Së fundi ishte pjesë e A&N, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Superligë dhe klube të ligës së parë.
Me cilësitë dhe eksperiencën e tij, Salihi do të i jap edhe më shumë vlerë ekipit tonë.
Jemi të lumtur që KF Shkëndija është adresa e shumë futbollistëve cilësor, të cilët duke ditë projektin, objektivat dhe korrektësinë po i bashkohen pa asnjë dyshim këtij projekti”, njofton KF Shkëndija.