Partizani i Tiranës starton rrugëtimin europian, kundërshtarët e “Demave” shihen si favoritë në sfidën e parë!
Ndryshe nga opinioni sportiv në vendin tonë, që e sheh Partizanin një skuadër disi më të fortë se Saburtalo, kompanitë e basteve mendojnë ndryshe.
Ato kuotojnë si favorite skuadrën gjeorgjiane, e avantazhuar edhe nga faktori fushë.
Koeficienti që të fitojë Saburtalo është 2.40 kundrejt 2.95, që kuotohet triumfi i “demave”. Barazimi në këtë ndeshje ka koeficientin 3.10, teksa tre gola e lart kuotohet me koeficient 2.