E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona mbetet e paqartë, ku tani kanë filluar të përhapen spekulimet se Chelsea është i interesuar seriozisht në yllin holandez.
“Relevo” po raporton se Chelsea e dëshiron me çdo kusht transferimin e De Jong, ndërsa “Diario Sport” mendon gjithashtu se skuadra e Thomas Tuchel mund të mposht Manchester United për nënshkrimin e mesfushorit holandez.
Barcelona mendohet se është e gatshme të shesë De Jong nëse çmimi është i duhuri, ku thuhet se po kërkon një shumë afro 85 milionë euro.
Ndërkaq, sipas spekulimeve, Chelsea pritet të ofrojë 60 milionë euro plus Marcos Alonson dhe Cesar Azpilicuetan.
Në anën tjetër, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha dje se klubi do ta shesë De Jongun vetëm nëse do t’i nevojitet.