Tashmë është zyrtare. Junior Messias është lojtar i Milan, me kuqezinjtë që kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit, teksa ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me braziliani që në sezonin e fundit luajti si i huazuar te kampionët e Serie A, ndërsa paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit që të blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit nga Crotone.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë përfundimisht kartoni e futbollistit Ëalter Messias Junior nga Crotone FC.
Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2024. Junior, pas 32 paraqitjeve dhe 6 golave sezonin e kaluar dhe titullit të kampionit të Italisë, do të vazhdojë të mbajë fanellën e kuqezinjve”, shkruan Milan.