Zenel Gavazaj është futbollisti i radhës që largohet nga Kukësi.
Klubi verilindor ka njoftuar përmes një deklarate në rrjetet sociale se 22-vjeçari ka marrë lejen e kalimit.
Ashtu siç SuperSport kishte njoftuar disa ditë më parë, mungesa e hapësirave në skuadrën verilindore e ka nxitur që të kërkojë ndërprerje e bashkëpunimit me mirëkuptim, diçka që është pranuar nga drejtuesit..
Gavazaj u transferua si lojtar i lirë te skuadra kuksiane në sezonin 2020-2021 duke u aktivizuar në 13 ndeshje e duke shënuar një gol, ndërsa në sezonin që sapo u mbyll koleksionoi vetëm 177 minuta.
Futbollisti nga Zhuri tani do të kërkojë një eksperiencë të re si një futbollist i lirë.